Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkohet një i dyshuar për veprën vrasje në tentativë

Prizren, 14 Shkurt 2025
Kërkohet i dyshuari për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, Veton Hoxha, i lindur më 06.08.1992 në Prizren, me banim në Prizren.
Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, konkretisht më datë 29.01.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Transiti i Ri” në Prizren ka ndodhur një përleshje mes disa personave, ku janë shkrepur armë zjarri. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime, ndërsa tre armë zjarri (pistoleta) janë sekuestruar.
Lidhur me këtë rast, të gjithë të përfshirët janë identifikuar dhe arrestuar, përveç të dyshuarit të lartpërmendur.
Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka autorizuar, në pajtim me dispozitat e nenit 76, paragrafi 2 i KPPRK-së, publikimin e fotografisë së të dyshuarit në media televizive dhe rrjete sociale.
Kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për të ofruar informata që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e tij. Nëse keni ndonjë informacion për vendndodhjen e të dyshuarit, ju lutemi të kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin 192 ose të paraqiteni në stacionin më të afërt policor.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje