Prishtinë, më 10 tetor 2023
Në përpjekjet e vazhdueshme ligjore dhe profesionale për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, përfshirë edhe drejtësinë ndërkombëtare, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit.
Me datën 10.10.2023, Njësiti për persona të arratisur (FAST Kosova), që vepron në kuadër të ILECU-të, të Policisë së Kosovës, ka arrestuar një shtetas serb, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol nga autoritetet e Serbisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar fuqishëm në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit në përgjithësi, përfshirë edhe forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar në këtë fushëveprim.