Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkesë për bashkëpunim me qytetar

Malishevë, 31 gusht 2023
Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin lëndim i rëndë trupor raportuar me datë 11.08.2023, Gjatë veprimeve hetimore janë siguruar fotografi nga kamerat e sigurisë të personit i cili dyshohet të jetë kryes i kësaj vepre. Në lidhje me rastin deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i identitetit të të dyshuarit, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë së personit të dyshuar në rast, me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës, stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje