Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkesë për bashkëpunim –

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë në koordinim me Prokurorinë Themelore, po kryen hetime ndaj një kompanisë ,,1T Group Sh.p.k/G&G Exclusive” me zyre në Çagllavicë të Graqanicës, nën dyshimin se janë kryer veprat penale:
-Mashtrim-sanksionuar nga neni 323 si dhe
-Shmangia nga Tatimi, sanksionuar nga neni 307 të KPRK-se.
Këto vepra penale dyshohet se janë kryer nga viti 2022 deri në gusht të viti 2024.
Ndonëse kemi disa ankues, është ngritur dyshimi se numri i personave që dyshohet të jenë të mashtruar është më i madh, andaj me autorizim nga prokurori ftojmë të gjithë qytetarët që mund të jenë të mashtruar nga kompania në fjalë të paraqiten ne stacionin me te afërt policor.
Te gjitha palët e dëmtuara do të kontaktohen nga hetuesit e rastit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje