Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkesë për bashkëpunim

Mitrovicë, 31 Gusht 2021
Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, me autorizim të lëshuar nga prokurori i shtetit-Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me të cilin është lejuar publikimi përmes mediave të shkruara dhe elektronike i fotografive të personave të poshtëshënuar, kërkon bashkëpunimin më qytetarët dhe beson se me ndihmën e qytetarëve do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar në kërkim.
Personat e kërkuar janë të dyshuar se kanë veprën penale vrasje e rëndë me datë 10.07.2021 në rrugën “Evlia Qelebiu” në Mitrovicë.
Mund të jetë një imazh i 1 person
Gjithashtu kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për arrestimin e personave të dyshuar se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë me datë 12.02.2021, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personat në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmëroj Policinë e Kosovës .
Informacione për personat në kërkim, mund të dërgoni në Nënstacionin/ Stacionin Policor më të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192
– +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu
– 044/704 511
– E-mail adresa: [email protected]
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje