Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 14 maj 2021
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• LEORAND (Kadri) REXHAJ i lindur me 28.04.1995 në Oberndofr- Gjermani
I kërkuari është i kërkuar për veprat penale:
• Posedim i paautorizuar i narkotikëve
• Vjedhje
• Mashtrim
• Kanosje
• Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.
Përpos veprave të larcekura i kërkuari është i denuar edhe me pesëmbedhjetë muaj burg për veprën penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje