Rahavec 12 qershor -Një prind nga një fshat i Rahavecit ka informuar policinë se vaja e tij e mitur (nën 16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk mund ta gjente, mirëpo kishte disa pista të cila mund ta ndihmonin hetimin. Pas një pune operative është gjetur vajza në shtëpinë e një të dyshuari i moshës rreth 33 vjeç. Pas intervistës është kuptuar se vajza ka shkuar me vetë dëshirë tek i dyshuari ndërkaq prokurori për të mitur dhe prokurori për krime të rënda janë akorduar që i dyshuari të ndalet në mbajtje me dyshimin e bazuar se i njëjti ka konsumuar elemente të veprës penale keqpërdorim seksual në moshën 16 vjeç.