Malishevë, 9 qershor- Rreth orës 02:30 minuta, një zyrtar i një partie politike ka informuar Policinë në Malishevë se gjatë numërimit të votave në depon komunale janë vërejtur parregullsi gjatë numërimit. Pas pranimit të informacionit, hetues policor kanë arrestuar një komisionar të një subjekti politik. Pritet të sqarohen rrethanat e rastit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit për 48 orë me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës.