Prishtinë, më 14 mars 2022
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë (Departamenti për Krime të Rënda), sot me datë 14.03.2022 pas shumë veprimeve hetimore/operative, përmes hetuesve kompetent kanë arrit të sigurojnë informata në lidhje me aktivitetin kriminal, ku dyshohet se personat e dyshuar me iniciale (deri sa ishin në pozita, tani nuk i ushtrojnë ato pozita); R. B. (Kryesues i Bordit të Drejtorëve të NPL “Trafiku Urban”), L. R. (Kryeshef i NPL “Trafiku Urban”), F. T. (Sekretar në NPL “Trafiku Urban”) dhe V. K. (Menaxher në një auto-sallon), kanë arritur që përmes marrëveshjeve dhe koordinimeve në mes vete, veturën që ka qenë në pronësi të Kryesuesit, ta shesin fillimisht në një auto-sallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese ta blejnë të njëjtin për nevojat e NPL “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijëra euro me shtrenjtë se vlera reale (duke i shkaktuar dëme buxhetit të Ndërmarrjes dhe njëkohësisht përfitime për vete).
Hetuesit policor, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme hetimore/operative kanë siguruar dëshmi dhe informacione tjera për personat e dyshuar dhe dëmet e shkaktuara, përmes veprimeve policore me çka dëshmohet dyshimi i kryerjes së veprës penale.
Hetuesit kanë siguruar prezencën e personave të dyshuar të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe mbi bazën e këtyre dëshmive është krijuar dyshimi se:
Më këto veprime të dyshuarit L.R., R.B., F.T. dhe V.K. dyshohet se kanë kryer veprat penale:
• “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, lidhur me nenin 31,
• “Konflikti i interesit” nga neni 423, lidhur me nenin 31
• “Ndihma” nga neni 33, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Andaj në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga PTH – Prishtinë sot me datë 14.03.2022 të dyshuarit e lartcekur me iniciale (R.B. dhe L.R.) janë shoqëruar në Polici dhe nga aty me Vendim mbi ndalimin nga Prokurori Kujdestar i PTH-Prishtinë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa të dyshuarit me iniciale (F.T. dhe V.K.) me Vendim të Prokurorit kujdestar lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të mbetet nën hetime.