Krushicë e Epërme-Suharekë
Një qytetar nga Lutogllava e ka denoncuar në polici të dyshuarin J. Kadriaj nga Krushica e Epërme ngase i njëjti e kishte kanos përmes telefonit e më pas edhe drejtpërdrejt për shkak se viktima i kishte marrë hua 3500 euro dhe pasi nuk kishte mundur t’i kthej me kohë, sipas viktimës, pas gjashtë muajve borxhi ishte rritur në 9500. Policia e Suharekës pasi ka kuptuar se bëhet fjalë për fajde, rastin për hetim ia ka dorëzuar Njësisë kundër krimeve ekonomike në Prizren. Në konsultim më prokurorin e shtetit i dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në objektet mbajtëse të policisë për 48 orët e ardhshme.