Suharekë, 12 nëntor
Mbrëmë, rreth mesnatës, policia në Suharekë është informuar për një kanosje me armë zjarri që kishte ndodhur në rrugën e Reshtanit. Pas hetimit fillestar dhe arrestimit të kërcënuesit është kuptuar se bëhet fjalë për një kanosje që një burrë ka kryer ndaj ish-bashkëshortes së tij. Policia ka kryer procedurat hetimore dhe e ka sekuestruar një pistoletë të llojit M 57 e prodhimit jugosllav pa fishekë. I dyshuari po mbahet nën masën e arrestit policor për 48 orë ndërsa shkresat e lëndës dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedurë të më tejme.