Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kanosje, fajde

Pejë 25.2.2014
Policia e Kosovës pranë stacionit policor në Gjakovë, rreth orës 12:00 të datës 24.2.2014, është njoftuar nga viktimat shtetas shqiptarë të Kosovës Rr. G. (1968) dhe Sh. H. (1983) nga komuna e Klinës, të cilët kanë raportuar një rast të kanosjes ndaj tyre.Menjëherë njësitë policore të hetimeve kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe janë vënë në kërkim të personave të dyshuar, shtetasve shqiptarë të Kosovës, M. B. dhe Gj. B. nga komuna e Gjakovës.Sipas hetimeve të para preliminare, i gjithë rasti i kërcënimit kishte ndodhur për motive si pasojë e një borxhi, ku Rr. G. ia kishte të dyshuarit M. B., por sipas viktimës i njëjti ia kishte paguar një shumë të hollash, por i dyshuari kishte kërkuar një shumë më tepër si e llojit ‘fajde’, duke e kanosur me mesazhe kërcënuese përmes telefonit “se do të vras ose borxhin”. Lidhur me këtë është njoftuar edhe prokurori i shtetit.Hetuesit kanë vepruar menjëherë por fillimisht të dyshuarit ende nuk ishin lokalizuar, por rreth orës 11:20 i dyshuari M. B. është paraqitur në stacionin policor në Gjakovë i cili është intervistuar nga hetuesit për veprën penale të ‘kanosjes’. Gjatë intervistimit dhe hetimit të këtij rasti janë gjetur elemente të konsiderueshme të veprës tjetër penale të ‘fajdes’.Ky i dyshuar më urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor prej 48 orësh dhe rasti do të hetohet nga hetuesit rajonalë për krime serioze në përkrahje të hetuesve të stacionit policor në Gjakovë dhe në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje