Xërxë-Rahavec, 21 janar
Z. Haxhija nga Gjakova, në cilësi të viktimës ka raportuar një ngjarje në Stacionin Policor në Rahavec për siç thoshte: përderisa kishte qenë duke punuar në vendin e punës si punëtor në një lokal të lojërave të fatit “Apex Game” në fshatin Xërxë, një i dyshuar i panjohur e ka detyruar viktimën ta hap aparatin dhe nga aty të grabis një shumë të konsiderueshme të parave. Pas pranimit të informacionit, grupi hetimor nga policia e Rahavecit ka filluar me hetimin e rastit dhe që në fillim ka hetuar se deklarata e viktimës nuk përputhej me rrethanat reale dhe shumën e deklaruar të parave dhe kështu grupi hetimor e sfidoi dëshminë e viktimës që rezultoi të jetë e rreme sepse u identifikua edhe i dyshuari i dytë i cili rezultoi të jetë bashkëpjesëmarrës në inskenimin e rastit. Prokurori i shtetit ka sugjeruar që rasti t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt, ndërkaq policia ka ngritur kallëzim penal ndaj Z. Haxhija dhe Sh. Gashi për shkak se të dy në bashkëveprim kanë konsumuar elemente të vepres penaleKallëzim i rremë.