Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ka filluar punimet konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të kryeqyteteve Evropiane

Prishtinë 27 tetor 2022 – Konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të kryeqyteteve Evropiane, ka filluar punimet e saja.
Në hapjen e kësaj konferencës si dhe të punimeve të ditës së sotme drejtori i rajonit të Prishtinës nënkolonel Fehmi Xhata, shpalosi para të pranishmëve një rezyme të etapave zhvillimore ndër vite të policisë së Kosovës.
Ndërkaq specialist të policisë së Kosovës nga njësitë e specializuara si dhe fusha e hetimit të krimeve kibernetike prezantuan para pjesëmarrësve të arriturat dhe nivelin e shkallës profesionale të këtyre njësive.
Prezantimet e tyre i paraqitën edhe përfaqësuesit nga Gjermania, Zvicra, Malta, Republika Çeke dhe Kroacia.
Shqipëria u zgjodh vendi ku do të mbahet konferenca e radhës pra e 43-ta, me radhë, ndërkaq Estonia do të jetë vendi mikpritës pas Shqipërisë.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/videos/426106593031800/

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje