Më datën 04 prill 2022, ka filluar sesioni trajnues pesëditorë për 20 zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët së bashku me kolegët nga Maqedonia e Veriut janë duke u trajnuar në fushën e mbledhjes së informacioneve, analizimit, shkëmbimit të tyre, si dhe në aspektin e kategorizimit të armëve, eksplozivëve artizanalë dhe ndërlidhjes me konceptin e Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi.
Qëllimi i këtij trajnimi është fuqizimi i mëtejmë i kapaciteteve të zyrtarëve nga të dyja vendet për të kontrolluar në mënyrë efikase armët e vogla dhe të lehta, identifikimin dhe njohjen e kategorizimit të armëve si dhe njohjen me kornizën vendore dhe ndërkombëtare që rregullon fushën e armëve të vogla dhe të lehta, municionin dhe eksplozivët.
Ky aktivitet është mundësuar në kuadër të projektit të përbashkët në mes të UNDP-së në Kosovë dhe UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, përmes mbështetjes financiare nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Franca, Holanda dhe Norvegjia me mbështetje nga Bashkimi Evropian.