Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe të Policisë së Uellsit Jugor nga Mbretëria e Bashkuar

Prishtinë,  6 dhjetor 2018

Më 6 dhjetor 2018, Përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të Policisë së Uellsit Jugor nga Mbretëria e Bashkuar  në Drejtorinë e Përgjithshme në prishtinë nënshkruan një Protokoll bashkëpunimi në fushën e forcimit të rolit dhe kontributit të grave në polici.

Ky portokoll bashkëpunimi ka për qëllim bashkëpunimi në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Uellsit Jugor, në forcimin e marrëdhënieve midis policisë së të dy vendeve, të ndajnë ekspertizën reciproke, të bashkëpunojnë për të forcuar rolin dhe kontributin e grave në polici dhe për të avancuar dhe rritur aftësitë në fushën profesionale, menaxheriale dhe udhëheqëse.

Të dy palët synojnë të rrisin bashkëpunimin në mes institucioneve në fushën e trajnimit, edukimit, duke synuar shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe njohurive që synojnë intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe të tyre.

Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë

 

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje