Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Instruktorët policor të Policisë së Kosovës marrin pjesë në trajnimin e motoçiklistëve policor në Shqipëri

Prishtinë 04 mars 2016

Referuar Memorandum Bashkëpunimit të realizuar ndërmjet Policisë së Republikës së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, për realizimin kursit të trajnimit për motoçiklistë të patrullës së përgjithshme të policisë së shtetit shqiptar, ju njoftojmë se nga data 07.03.2016 deri me datë 06.05.2016 Instruktorë të Policisë së Kosovës për ngasje të motoçikletave do të realizojnë kursin në fjalë për policët e shtetit shqiptarë në Akademinë e Sigurisë në Tiranë. 

Policia e Kosovës ka ndërmarr të gjitha veprimet paraprake dhe është e përgatitur për implementimin e Memorandum Bashkëpunimit, ku për këtë trajnim janë angazhuar tetë (8) instruktor.

Ndërsa sipas planifikimeve të parapara do të trajnohen 160 punonjës policie të shtetit shqiptarë, nga instruktorët policor të Policisë së Kosovës.

Vlen të ceket se kjo është një vazhdimësi e bashkëpunimeve të ndërsjella  në mes policive të të dyja vendeve.
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje