Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot kanë sekuestruar një armë zjarri (AK-47), në fshatin Tërrnavë, të Podujevës.
Operacioni policor është ndërrmarë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, nga ana e hetuesve të cilët kanë identifikuar lokacionin dhe personin e dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë zjarri.
Po në të njëtin lokacion, hetuesit e stacionit të Podujevës, për një rast tjetër kanë shoqëruar me datën 4 janar 2022, një person të dyshuar.
(Për një video tjetër të postuar ku shihen fëmijë duke vozitur një veturë.)
Përderisa hetuesit po kryejn procedurat e nevojshme policore, në stacionin e Podujevës janë iniciuar dy raste shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe një mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.