Prishtinë, 23 maj 2014 Policia e Kosovës me 22 maj 2014 në orët e pasdites, nga Gjykata Themelore e Mitrovicës ka pranuar një URDHËRARREST me numër P 938/13 (PPS no.88/2011) kundër tre personave të pandehur S. J, S . L, dhe I. H. Në bazë të këtij urdhërarresti Policia e Kosovës obligohet që të pandehurit pas arrestimit t’i dërgojë në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë. Policia e Kosovës përmes njësiteve të saja relevante, ka vë në zbatim urdhërarrestin për kërkim të të pandehurve. Zyrtarët policor kanë realizuar urdhërarrestin dhe tre personat e kërkuar nën shoqërimin e Policisë dërgohen në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë, ashtu siç kërkohej me urdhërarrest .