Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informim i opinionit lidhur me publikimin e deklarimit në media të deputetit Burim Ramadani

Prishtinë, 29 prill 2014-Policia e Kosovës për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, pas publikimit të deklarimit në media të deputetit z.Burim Ramadani se, Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës janë në luftë, Policia e Kosovës ju sqaron si në vijim: Policia e Kosovës si institucion përgjegjës për sigurinë e vendit, vlerëson se kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe profesional me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, gjë që ka kontribuar që të kemi një situatë të sigurt, të qetë dhe stabile.Sa u përket zhvillimeve të fundit Policia e Kosovës vlerëson se pavarësisht funksionit apo pozitës që një zyrtar mund të ketë brenda institucioneve, përgjegjësia është individuale dhe kjo nuk reflekton në asnjë mënyrë në bashkëpunimin institucional në mes të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.Policia e Kosovës çmon nivelin e bashkëpunimit me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe është e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim të garantimit të sigurisë nacionale dhe sundimit të rendit dhe ligjit.Me respekt,Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje