Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informim i opinionit lidhur me disa shkrime të publikuara në disa portale lidhur me kumtesën e AKR-së

 Prishtinë, 06 qershor 2014 Policia e Kosovës me qëllim, informimin e drejt të opinionit publik lidhur me disa shkrime të publikuara në orët e vona (06.06.2014) në disa portale të ndryshme, e që mbajnë titullin “Reagon AKR – Presion policor ndaj aktivistëve të AKR-së” reagon ndaj këtyre shkrimeve të pavërteta dhe sqaron me sa vijon: Policia e Kosovës një ditë më parë(05.06.2014), ka pranuar një informacion në cilësi të ankesës nga një qytetar, në lidhje me një rast ku dyshohej për blerje të votave nga një subjekt politik, e që dyshohej të ketë ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë ndërmarr veprime konkrete për hetimin e këtij rasti, i cili në bazë të informacioneve të pranuara ndërlidhej me dyshimet se një person i dyshuar të jetë aktivist i subjektit politik AKR, ju ka ofruar disa personave nga pesëdhjetë (50) euro që të anëtarësohen në këtë subjekt politik. Zyrtarët policor lidhur me këtë informacion bazuar në procedurat dhe autorizimet ligjore, kanë intervistuar dy persona të cilët kanë mohuar se ju janë ofruar para për blerje të votave, por kanë deklaruar se kjo ndërlidhet me mbulimin e shpenzimeve ndaj personave që do të angazhohen gjatë fushatës për të promovuar projektin e AKR-së lidhur me zgjedhjet. Lidhur me këtë rast bazuar në procedurat ligjore dhe bazuar në marrëveshjen ndërinstitucionale lidhur me zgjedhjet, është konsultuar Kryeprokurori përkatës i cili ka sugjeruar që të mos hapet rast, por vetëm të përpilohet një raport zyrtar njoftues si dhe të intervistohet edhe personi N.G. në cilësi të dëshmitarit. Sot me 06.06.2014 në ora 09:30, është intervistuar edhe personi N.G. i cili ka deklaruar se lobon për subjektin politik AKR, por nuk është anëtar i kësaj partie dhe askujt nuk i ka ofruar ndonjë shërbim apo të holla për blerje të votave për të votuar AKR-në. Prandaj bazuar në të gjitha veprimet zyrtare policore, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se Policia e Kosovës nuk ka ushtruar asnjë lloj presioni apo kërcënimi ndaj personave apo aktivistëve të AKR-së, siç potencohet në shkrimet e publikuara në portale, shkrime këto të cilat i referohen kumtesës së publikuar nga subjekti politik AKR, por ka kryer hetime lidhur me informacionin e dyshuar të pranuar në cilësi të ankesës, hetime këto të mbështetura në procedura dhe autorizime ligjore, të ndërmarra në konsultim me Kryeprokurorin përkatës.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje