Prishtinë, 25 nëntor 2014
Policia e Kosovës me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me lajmin e publikuar sot në lajmet qendrore të Radio Televizionit publik (RTK), ku nga disa opinionistë, ekspert, thuhet se nga Policia e Kosovës kanë rrjedhë informacione të deklaratës së z. Enver Hasani, sqaron se ky informacion është i pavërtetë dhe jozyrtar.
Policia e Kosovës lidhur me rastin në fjalë të z.Hasani, të gjitha veprimet e saja i ka ndërmarrë konform autorizimeve dhe përgjegjësive ligjore që ka, duke përfshirë konsultimet dhe vendimin e prokurorit kompetent. Bazuar në këtë Policia e Kosovës shpreh shqetësimin e sajë ndaj RTK-së, lidhur me lajmin e publikuar dhe njëherit të pakonfirmuar zyrtarisht nga ana e zyrtarëve kompetent të PK-së.Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se i tërë ky informacion duke përfshirë deklarimet e publikuara, janë të pavërteta dhe Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e dispozitave ligjore, ushtrimin dhe realizimin e detyrave të saja në mënyrë sa më profesionale.
Me respekt,
Zyra për Informim e PK-së.