Prishtinë 24 janar 2015, ora 15:00
Si vazhdimësi e informimit lidhur me protestën dhe mbarëvajtjen e sajë (deri në ora 15:00), ju informojmë se protesta është duke u zhvilluar e qetë, përderisa njësitet policore janë duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Fillimisht protestuesit janë tubuar tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, për të vazhduar më pastaj në drejtim të sheshit tek Teatri Kombëtar, ku për lëvizjen e lirë të protestuesve dhe qytetarëve, duke përfshirë edhe ri-drejtimin e trafikut po kujdesen njësitet relevante policore.Vlen të potencohet se protesta deri në këto momente është e qetë dhe plani policor në aspektin e sigurisë është duke u implementuar ashtu siç është paraparë, pa përfshirjen e zyrtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it. Policia e Kosovës vazhdon të besoj në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se kjo protestë do të kaloj e qetë.