Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informacione lidhur me gjendjen dhe pritjet e mundshme në Pikë Kalimet Kufitare (PKK), që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë

Informacione lidhur me gjendjen dhe pritjet e mundshme në Pikë Kalimet Kufitare (PKK), që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë Me qëllim të njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, ju informojmë se në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë , edhe sot ka pritje dhe kolona me intervale të ndryshme kohore, varësisht prej frekuentimit të automjeteve të qytetarëve të cilët po kthehen në shtetet e ndryshme të Evropës. Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare vazhdon me shtim të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me të vetmin qëllim të shmangies së pritjeve të gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar. PKK- Merdar – qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa problem, përderisa kolona ne dalje për momentin është rreth 800 -900 metra dhe pritjet janë nga 1 orë deri ne 1.30 min. PKK- Dheu i Bardhë , po ashtu në dalje ka kolonë deri 1.5 km dhe pritjet zgjasin nga 2 deri 3 orë. PKK- Muqibabë ka me pak pritje ku kolona është deri në 300 metra dhe pritje deri në 25 minuta. PKK- Mutivod- po ashtu qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa problem dhe pritje nuk ka. PKK- Jarinje- qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa problem pritje nuk ka. PKK- Bernjak-qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa problem pritje nuk ka. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje