Informacion shtesë:09/11/2022
Arrestohet edhe një person i dyshuar për grabitje të armatosura, sekuestrohet edhe një AK-47
Sot rreth orës 17:00, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, është arrestuar edhe një person i dyshuar për rastet e grabitjeve të armatosura të ndodhura në periudhën korrik-shtator 2022, në pompa derivatesh, si dhe është sekuestruar edhe një armë zjarri AK -47.
A.A, mashkull, 21 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Informacion shtesë: 07/11/2022
Sekuestrohet edhe një armë zjarri, që ndërlidhet me rastet e grabitjeve te armatosura
Ndonëse rasti është proceduar në organet kompetente për trajtim, hetuesit policor po vazhdojnë mbledhjen e fakteve dhe provave që ndërlidhen me rastet e grabitjeve të armatosura për të cilat me datën 05.11.2022, u arrestua grupi i fundit.
Sot nga zyrtarë të njësitit të hetimeve të përgjithshme, është sekuestruar edhe një armë zjarri AK -47, e cila konform procedurave i është bashkëngjitur lëndës.
Arma dyshohet të jetë përdorë në rastet e grabitjeve të ndodhura në periudhën korrik-shtator 2022, në pompa derivatesh.
Arrestohen shtatë persona, gjashtë nga ta të dyshuar për grabitje të armatosura
Sot (05/11/2022) hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura, si dhe një tjetër për armëmbajtje pa leje.
Operacionet janë realizuar në tri lokacione të ndryshme, në zonën e Lipjanit dhe Drenasit, ku janë arrestuar personat e dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në së paku pesë raste të grabitjeve, të cilat kanë ndodhur në periudhën korrik -shtator 2022, kryesisht në pompa derivatesh.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli i vendbanimeve të tyre, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar:
– një armë zjarri -AK 47
– një Pistolete- TT
– tre karikatorë
-48 fishekë
-30 paketime te vogla substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) etj.
Për armë mbajtje pa leje policia ka arrestuar një person,
– M.D mashkull, 58 vjeç, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personat:
-V. Sh, mashkull, 21 vjeç,
-E. Sh, mashkull, 19 vjeç,
-B. M, mashkull, 19 vjeç,
-F. Sh, mashkull, 18 vjeç,
-Z. A, mashkull, 18 vjeç dhe
-L. D, mashkull, 18 vjeç,
të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprat, grabitje e armatosur, grabitje në tentativë, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, përdorimi i armës si dhe posedim ilegal i substancave narkotike, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.