Prishtinë, 30 dhjetor 2015,
Lidhur me rastin e publikuar me datë 28.12.2015, në disa mediume dhe portale të ndryshme për dy kundërvajtjet e punonjësve policor, të regjistruara përmes një video-inqizimi ku shfaqet mos respektimi i semaforit nga punonjës të PK-së, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarr veprimet e brendshme hetimore lidhur me shkeljet e bëra nga dy veturat zyrtare të PK-së.
Me qëllim të informimit të opinionit të gjerë PK-ja ka filluar hetimet e brendshme policore për identifikimin e punonjësve të involvuar, dhe në rastin konkret ku shihet vetura zyrtare Toyota duke bërë kundërvajtje në semafor (në rrugën Bill Klinton), është identifikuar punonjësi i PK-së dhe ndaj të njëjtit kanë filluar procedurat e brendshme lidhur me shkeljen e bërë.
Ndërsa në rastin e dytë PK-ja është duke bërë hetime drejt identifikimit të automjetit (targave) dhe punonjësit të përfshirë në këtë rast.
Të gjitha këto veprime janë ndërmarr në koordinim të plotë me Drejtorinë e Standardeve Profesionale dhe bazuar në gjetjet gjatë procedurave të verifikimit dhe hetimit do të ndërmerren masa adekuate ligjore dhe disiplinore ndaj secilit zyrtar që konstatohet se ka rënë ndesh me ligjin apo edhe me etikën profesionale.
Policia e Kosovës falënderon dhe njëherit inkurajon për bashkëpunim të qytetarëve në të gjitha fushat, përmes së cilave synojmë ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit të ndërsjellët dhe ngritjes së imazhit të vazhdueshëm të PK-se.
Policia e Kosovës, nuk do të lejoj që për shkak të individëve të caktuar të toleroj lëkundjen e imazhit pozitiv që kemi krijuar deri me tani dhe respektit që gëzojmë si një ndër organizatat më të besueshme dhe transparente në vend, dhe për këtë nuk do të lejojmë të jetë askush mbi ligjin, e as punonjësit e PK-se.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin dhe implementimin e ligjit, si dhe paraqitjen sa më profesionale gjatë realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore.
Me respekt,
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë