Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informacion i Policisë së Kosovës lidhur deklarimet e pavërteta se kinse PK-ja po i pengon protestuesit të udhëtojnë për në Prishtinë

Prishtinë, 9 janar 2016, ora 13:00

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimet dhe deklarimet e publikuara sot (09.01.2016) në media dhe portale, se kinse Policia e Kosovës po i ndalon dhe pengon protestuesit që në mënyrë të organizuar me autobus të vijnë nga rajonet e ndryshme në Prishtinë, ky deklarim nuk është i vërtet dhe nuk qëndron.

Po ashtu edhe deklarimi në media se kinse Policia e Kosovës ka rrahur dhe maltretuar protestues të ndryshëm duke përfshirë ata nga Shqipëria, nuk qëndron dhe nuk është aspak i vërtetë.

Ashtu siç e kemi bërë të ditur Policia e Kosovës (PK) me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar planin operativ, për tu kujdesur për sigurinë  e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatueshmerinë e ligjit, si dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet.

Andaj referuar planit policor si dhe përgjegjësive ligjore që kemi, PK-ja është duke ndërmarr veprimet e saja konform autorizimeve ligjore duke përfshirë edhe kontrollin në komunikacionin rrugor, por në asnjë rast të vetëm nuk ka ndaluar dhe penguar qarkullimin e asnjë autobusi në asnjë rajon.

Ndërsa në pikën kufitare që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Shqipërisë, bazuar në procedurat ligjore kufitare, një numri prej dyzet e dy (42) personave ju është refuzuar hyrja.

Policia e Kosovës e ri-thekson se njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Policia e Kosovës siguron opinionin e gjerë se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e ligjit, garantimin e rendit dhe qetësisë publike, lëvizjen e lirë dhe mbarëvajtjen e qetë dhe pa incidente të kësaj proteste, i cili edhe është prioritet i yni.

Me respekt,

Zyra për Informim e PK-së   

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje