Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Incidentet që kanë ndodhur gjatë natës së ndërrimit të viteve 2013/2014

Prishtinë, 1 janar 2014
Policia e Kosovës për festat e fundvitit me kohe kishte te përgatitur planin operativ për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës.Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi i Policisë së Kosovës, ishte ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.Po ashtu pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku janë mbajtur organizime festive. Gjatë natës së ndërrimit të viteve (2013/2014), situata kryesisht ka qenë e qetë në gjithë territorin e Kosovës, me përjashtim të disa incidenteve të raportuara në Policinë e Kosovës.Incidentet e raportuara janë kryesisht lëndime trupore si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, dhe armëve të zjarrit. Në përgjithësi në Policinë e Kosovës gjatë natës së festës së vitit të ri, është raportuar për (13) persona të lënduar nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike si dhe nga plumbat qorre (nga ajri) të armeve të zjarrit. Po ashtu janë raportuar edhe për (6) raste te dëmtim pronës, prej tyre katër (4) raste të incidenteve të zjarrit dhe dy (2) raste dëmtim prone, si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar katër persona për posedim të paligjshëm të armeve të zjarrit.Këto janë rastet të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës, por mund të ketë edhe raste tjera të lëndimeve, por që mundë të kenë kërkuar trajtim mjekësor në Qendrat e Mjekësisë Familjare .  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje