Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Implementimi i planit operativ Siguria në shkolla

Mitrovicë 24, janar 2014
Në kuadër të implementimit të strategjisë për parandalimin e incidenteve në shkolla angazhimet policore në këtë fushë vazhdojnë të jenë aktive.Zyrtarët policor të stacionit Jugu në Mitrovicë të bazuar në planin operativ Siguria në shkolla plan ky që mbulon shkollat fillore dhe të mesme me qëllim të parandalimit të incidenteve në shkolla dhe për rreth objekteve shkollore.Me bashkëveprim operativ ndërmjet njësive sektoriale që nga fillimi i gjysmë vjetorit të dytë të procesit mësimor kryesisht në zonën e sektorit I ( një) zonë kjo ku edhe ndodhen shkollat e mesme, që nga data 8 deri m 24 janar 2014 ka arritë që të identifikoj disa nxënës të shkollave të ndryshme tek të cilët ka gjetur dhe konfiskuar 9 thika, 2 shufra metalike. Edhe pse mjetet e gjetura tek nxënësit nuk kanë rezultuar të jenë përdorur në ndonjë rast kriminal, përveç konfiskimit policia ka vu në evidencë gjeneralitetin e të dhënave për nxënësit e të cilëve i janë gjetur mjetet, deri sa për rastet e tilla ku mosha e nxënësve ka të bëje me të mitur, përveç informimit të Qendrës për Punë Sociale, njëkohësisht janë njoftuar edhe drejtorët e shkollave përkatëse. Policia vazhdon të kontribuoj në ofrimin e sigurisë në objekte shkollore duke bashkëvepruar në partneritet si me drejtoritë e shkollave, këshillin e prindërve, këshillat e nxënësve, si dhe këshillat komunal për siguri ne bashkësi (KLSP) me qëllim të parandalimit të dukurive negative, rritjes së sigurisë brenda dhe jashtë hapësirave shkollore .  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje