Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Implementim i planit operativ kundër transportuesve ilegalë të druve

Pejë, 15 mars 2019

     Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, Stacioni Policor në Klinë, me datën 14 mars 2019, duke u bazuar në planin operativ ‘Marrja e masave ligjore kundër transportuesve ilegalë të masës së drurit’, ka ndërmarrë një operacion policor në zonë të komunës së Klinës, me qëllim të mbrojtjes së pyjeve, të cilat janë duke u prerë dhe duke u transportuar në mënyrë ilegale nga persona të ndryshëm. Lidhur me këtë është njoftuar Inspektorati Komunal si dhe Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari pranë Kuvendit Komunal Klinë dhe së bashku ka filluar implementimi i planit.
   
    Gjatë zbatimit të këtij plani Policia e Kosovës në këtë zonë ka ndaluar 7 (shtatë) mjete transportuese, të cilat kanë qenë duke transportuar masë drunore pa dokumentacion përkatës.

    Në bashkëpunim me inspektorët e tregut, me zyrtarët për bujqësi dhe pylltari, masa drunore është konfiskuar me urdhër të prokurorit të shtetit dhe ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet ‘transport ilegal i druve’ dhe janë ndërmarrë masat adekuate ligjore.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje