Në orët e mesditës së sotme në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e vitit 1903” nga person /na të panjohur janë vendosur afishe me mbishkrime provokuese.
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë ndërmarrë veprime operative e hetimore për identifikimin e të dyshuarit, si rezultat i hetimeve dhe pamjeve të nxjerra nga kamerat e asaj rruge është identifikuar një veturë dhe personi i dyshuar i cili dyshohet të i ketë vendosur afishet.
Ndaj të dyshuarit A. A., m/k/s, është shqiptuar fletëparaqitje për “Prishje të Rendit dhe qetësisë Publike”.