Më 27.01.2022 , Policia në Prizren, kishte pranuar një informatë se në rrugën “Osman Rexhepi” në Prizren, në orën 21:55 ,viktima deklaron se në podrumin e shtëpisë së tij kishte hasur një person të gjinisë femërore.
Pas pranimit të informacionit, në lidhje me ketë rast, reagimi policor ishte i menjëhershëm duke arritur të identifikohet personi i dyshuar:
• E. B., e datëlindjes 1986 f/r/k
Të dyshuarën Policia e kishte shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, e kanë intervistuar lidhur me rastin dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është hapur i cilësuar si: “Vjedhje në Tentativë” dhe e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt