Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Identifikohet dhe sekuestrohet vetura e cila ishte falsifikuar dhe raportuar e vjedhur në Itali

Prishtinë, 23 korrik 2022
Me datën 23.07.2022 rreth orës 16:20, nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhë vetura Land Rover me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet G.H. 1990, e cila është selektuar për kontrollë në vijën e dytë.
Gjatë kontrollimit të veturë dhe numërit identifikues të veturës, është dyshuar se vetura është raportuar e vjedhur.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2019.
Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njejti është ri–regjistruar në Shqipëri.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti dhe vetura të sekuestrohet.
Lenda për hetim i dorëzohet njësitit të autokrimeve dhe sipas procedurave të procedohet në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje