Me date 30.03.2023 rreth orës 02:19 policia ka marr informatën se në rrugën “William Walker” në Prizren , ka ndodhur një zjarr vënie, patrulla policore së bashku me zjarrfikësit kane dal në vendin e ngjarjes dhe pas intervenimit kane lokalizuar zjarrin.
Nga zjarri është djegur një pjesë e një lokali afarist (dyqan lulesh), vlera e demit sillet rreth 5000 euro, sipas ankuesit.
Policia ka arritur të siguroj prova dhe dëshmi e në mes e tyre edhe një video incizim ku shihet një i dyshuar mashkull i paidentifikuar, prej nga shihet se me qellim i ve flaken lokalit në fjale dhe largohet me vrap nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me rastin përmes policit hetues është njoftuar Prokurori i shtetit i cili udhëzon që të hapet rast për “Zjarr vënie”.
Që nga incidenti Policia, konkretisht hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kanë punuar në identifikimin e të dyshuarit.
Me date 03.04.2023 rreth orës 14:00 pas një pune të suksesshme hetimore është identifikuar dhe është i dyshuari i rastit “Zjarr vënie” (A.K. 20 vjeç ) dhe me aktvendim të prokurorit i njëjti ndalet në ndalim policor për 48 ore.