Më datën 28 mars 2022, në orën 10:05, ankuesi, punëtor i kompanisë “Hidroregjioni Jugor” në Suharekë, ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë vjedhur derën e rrethojave metalike në rezervuarin e ujit në lagjen Shirokë të Suharekës. Sipas ankuesit dëmi i shkaktuar në këtë rast, arrin vlerën rreth 200 euro.
Zyrtarët policorë kishin filluar hetimet dhe pas një pune operative në identifikimin dhe zbulimin e kryesve të veprës penale ‘Vjedhje’, hetuesit kishin arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshuarit.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe ndaluar i dyshuari P.B., i lindur në vitin 1998.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë i cili e ka pranuar rastin e vjedhjes, po ashtu edhe dy raste të tjera të vjedhjeve. Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar, por pasi që i dyshuari ka dy urdhëresa arresti nga Gjykata, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit prej 27 ditësh burgim.