Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për veprën penale “Shkaktim i Rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Rahovec, 17 gusht 2022
Stacioni Policor në Rahovec, në vazhdën e hetimeve lidhur me informatën e pranuar nga një qytetarë përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë”, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin K. P., i lindur në vitin 1992, shtetas i Republikës së Kosovës i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar me datën 11.08.2022 në fshatin Bellacërkë-Rahovec.
Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe një karikator të cilën e posedonte në mënyrë të paautorizuar dhe që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në rastin në fjalë.
Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i Rrezikut të përgjithshëm”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje