Vushtrri, 21 Maj 2021
Pas një pune intensive, me datë 19 respektivisht 20 Maj 2021, hetuesit e Stacionit Policor Vushtrri kanë identifikuar dy persona të dyshuar për kryerjen e pesë veprave penale kundër pasurisë të kryera kohë më parë në zonën e Komunës së Vushtrrisë. Rastet për të cilat dyshohen se i kanë kryer të dyshuarit në lokacione dhe kohë të ndryshme janë: ,,Vjedhje” dhe ,,Vjedhje grabitqare”.
Pas veprimeve hetimore dhe ekzistimit të dyshimit të bazuar se personat e dyshuar S.O dhe S.M, shtetas të Republikës së Kosovës, janë të dyshuar se kanë kryer veprat penale në fjalë, ata janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit personat janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, hetuesit policorë dje kanë identifikuar një person të dyshuar për veprën penale ,,Falsifikim i parasë”. Personi i dyshuar në këtë rast, Y.K shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe intervistuar në lidhje me dyshimin për kryerjen e veprës penale te lartcekur. Edhe ky person pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.