Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Identifikohen të dyshuarit për veprat penale “Sulm” dhe “Dëmtim prone” në Prizren

Prizren, 25 janar 2021
Më 22.01.2022 , Policia në Prizren, kishte pranua një informatë se në rrugën “Ahemet Prishtina” në Prizren, në orën 00:55 ,viktima deklaron se persona të dyshuar ia kanë dëmtuar automjetin e tij, ku të njëjtit kanë tentuar edhe ta sulmojnë fizikisht me një shkop druri.
Pas një pune operative hetimore të hetuesve të Stacionit Policor, është arritur të identifikohen personat e dyshuar në lidhje me ketë rast e të cilët janë:
• L.U., i datëlindjes 1983
• B. U., i datëlindjes N/N
• M.M., i datëlindjes N/N
Pas veprimeve operative-hetimore në terren dhe në bashkëpunim me qytetarë, në bazë të video- incizimeve të siguruara, hetuesit policorë kanë arritur t’i identifikojnë, ku njërin prej të dyshuarve (L.U.) e shoqërojnë në Stacionin Policor në Prizren. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ku i njëjti është mbrojtur në heshtje.
Pasi intervistimit të dyshuarit është njoftuar prokurori kujdestar, Departamenti për Krime të Përgjithshme i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.
Ndërsa ndaj të dyshuarve B. U., dhe B. M., janë duke vazhduar hetimet.
Rasti është nën hetime.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje