Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Identifikohen dy persona të dyshuar për marrje me prostitucion

Prishtinë 10 dhjetor 2021,
Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore-njësia në Mitrovicë Jugu, si rezultat i ndërmarrjes së masave parandaluese dhe veprimeve operacionale në terren, me datë 09.12.2021 ka arritur të identifikojë dhe njëherit arrestoi dy persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për përfshirje në marrje me prostitucion.
Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe në konsultim me gjyqtaren për kundërvajtje, është sugjeruar që lënda të kompletohet dhe të procedohet në Gjykatën kompetente për trajtim dhe kompetencë të mëtejme.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale në luftimin e të gjitha dukurive negative.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje