Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Identifikimi i kryseve te VP si pas menyres se kryrjes se VP

Zyrtarët policorë të përkushtuar në punën e tyre gjatë realizimit të procedurave hetimore kanë arritur të zbulojnë nëntë vepra të ndryshme penale falë marrjes dhe ekzaminimit të gjurmëve të gishtërinjve nga vendet e ngjarjeve ku ishin kryer vepra penale.
Zyrtarët policorë nga Sektori i Hetimeve Rajonale Prizren, konkretisht zyrtarët e ekzaminimit të gjurmëve të gishtërinjve kanë arritur të zbulojnë gjurmët latentë të tërhequra nga disa vend-ngjarje ku ishin kryer vepra penale të ndryshme.
Pas identifikimit pozitiv dhe përpilimit të raportit të ekzaminimit të këtyre rasteve janë njoftuar stacionet policore përkatës, të cilat i kanë tërheq këto raporte të cilat do të jenë bazë për procedura të më tejme, konkretisht ngritjen e kallëzimeve penale ndaj kryerësve që deri tani ishin të panjohur.
Policia mbetet e përkushtuar në realizim të detyrave të saja dhe vënien para drejtësisë të kryerësve të veprave penale.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje