Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Identifikimi dhe arrestimi i te dyshuarit për vjedhje të rëndë

Prizren, 07 tetor 2021
Me datë 05 tetor 2021, një kafiteri në rrugën ”Xhevë Lladrovci” në Prizren, ishte thyer dhe dëmtuar, nga një person i dyshimtë i cili pasi kishte hyrë brenda lokalit kishte vjedhur portofolin e pronarit që kishte një sasi të vogël të parave.
Zyrtarët policore kishin filluar hetimet për dëmtim prone dhe rasti ishte cilësuar vjedhje e rënde, gjatë verifikimit të zonës dhe identifikimit të kryerësit të kësaj vepre, hetuesit kishin arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshimit.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe ndaluar i dyshimti E.K, i lindur në vitin 2002.
Për rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.
Rasti është nën hetime të mëtutjeshme.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje