Me datë 23 mars 2022,rreeth orës 03:55 viktima kishte raportuar ne polici, se ne një vend ndërtim (punishte) rrugën ”Xhevë Lladrovci” në Prizren, personi i dyshuar deri me tani i panjohur kishte hyre dhe kishte vjedhur një kabllo elektrike ne vlere rreth 1000 €,.
Zyrtarët policore kishin filluar hetimet dhe pas një pune operative ne identifikimin dhe zbulimin e kryesve te veprave penale Vjedhje, hetuesit kishin arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshimit.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe ndaluar i dyshimti E.S, i lindur në vitin 1976.
Për rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.
Rasti është nën hetime të mëtutjeshme.