Ju informojmë se me datë 26 dhjetor 2021, rreth orës 18:25, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Pejë- Prishtinë, në fshatin Zajm- Klinë.
Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, si pasojë fillimisht dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konfirmuar se dy (2) personat e lënduar një (1) fëmije dhe një (1) person i moshës madhore kanë arritur në Spital pa shenja jete.
Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjithashtu edhe prokurori i shtetit.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.