Ju informojmë se me datë 15 gusht 2022, rreth orës 17:15, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Kovrag- Istog.
Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë).
Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju pёrshtatur kushteve tё rrugёs e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore, i njëjti dёrgohet nё QKMF-Istog e me pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe si pasojё e lëndimeve femiu ndёrron jetё, kёtё e kanё konfirmuar ekipi mjekёsor.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje.