Ju informojmë se me datë 15. Janar 2024, rreth orës 12:52, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Krushevë e vogël – Klinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Në këtë aksident ishin të involvuara, një veturë dhe një kamion-cisternë, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhe si pasojë e mos respektimit të shenjave të komunikacionit ( tejkalim në vijë të plotë). Si pasojë e këtij aksidenti njëri nga të lënduarit ndërron jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësorë.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.