Ju informojmë se me datë 31 korrik 2023, rreth orës 03:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Radac-Pejё.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).
Aty kemi kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin ( Drini i bardhё), nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrё dy (2) persona tё lënduar rёndё.
Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.