8.10.2014, Ferizaj
Sot rreth orës 10:05 minuta, policia është njoftuar se në rrugën “Gëzim Sahiti” një person ka rënë nga një ndërtesë.Ekipet policore dhe ndihma e shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.Sipas hetuesve nga vendi ngjarjes, viktima F. H. 44 vjeçar (m/sh/k) nga Ferizaj kishte kërcyer nga kulmi i katit të nëntë të ndërtesës e cila ishte në ndërtim e sipër.Viktima nuk kishte pasur dokument identifikimi, por është identifikuar nga anëtarët e familjes.Prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka autorizuar Sektorin e Hetimeve Rajonale për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të duhura hetimore lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.