Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Hetim i vdekjes

Pejë 10.02.2014
Policia e Kosovës, përkatësisht stacioni policor në Pejë, është njoftuar për një trup të pajetë, të gjetur në trotuar me datën 10.2.2014 rreth orës 06:21 në rr. “Bekim Berisha-Abeja” Pejë. Lidhur me këtë rast ka informuar një kalimtar rasti.Vendit të ngjarjes fillimisht i është përgjigjur patrulla policore, të cilët kanë gjetur viktimën të shtrirë në trotuar, dhe menjëherë kanë kërkuar autoambulancën e cila ka arritur shumë shpejtë (ora 06:30). Mjeku në përbërje të ekipit të kësaj autoambulance ka vërejtur viktimën që nuk ka shenja jete dhe ka konstatuar vdekjen e shtetasit kosovar të nacionalitetit serb Miroslav Dusan Trifovic (8.7.1945).Njësiti patrullues ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Menjëherë është informuar edhe prokurori i shtetit, Njësiti i Hetimeve në nivel rajonal, Njësiti i krim-teknikës, Njësiti i Mjekësisë Ligjore së bashku me patologun të cilët kanë bërë ekzaminimin e viktimës në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr trupin e pajetë, rreth orës 09:10, me vendim të prokurorit të shtetit, për ta dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do të bëhet obduksioni për t’u konstatuar shkaqet e vdekjes.Gjatë ekzaminimit të viktimës nga ekipi përkatës nuk janë vërejtur shenja dhune dhe rasti do të hetohet si hetim i vdekjes në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit.Rasti do të procedohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale – DRP Pejë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje