Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Hetim i vdekjes

Policia e Kosovës , përkatësishtë Stacioni policor në Pejë , është njoftuar me datë 06.02.2014 rreth orës 06:30 në rr.” Sheshi i Heronjve “ Pejë , për një trup të pa jetë i gjetur në dhomën e banesës së viktimës.Rastin e ka paraqitur ankuesja (nëna e viktimës), e cila ka vrejtur djalin e sajë shtetasin Ylli K. (1983) pa shenja jete.Vendit të ngjarjes fillmishtë i është përgjigjur patrulla policore, dhe të njejtit kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.Menjëherë është informuar edhe Prokurori i shtetit, Njësiti i Hetimeve në nivel lokal dhe Rajonal , Njësiti krim.teknikës dhe njësitë tjera të nevojshme në ketë rast të cilët kanë dalë në vedin e ngjarjes.Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij dhe trupi i pa jetë me vendim të Prokurorit shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , ku do të bëhet obduksioni për tu konstatuar shkaqet e vdekjes.Rasti do të procedohet nga Njësiti Hetimeve Rajonale – DRP Pejë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje