Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

ARRESTIM

Hapet një rast për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”

 

Prizren,26 Tetor 2022

Me 26.10.2022 paradite, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion-Prizren ka pranuar një thirrje telefonike për një dyshim për dhënie te ryshfetit në Qendrën Rajonale të Administratës së Pensioneve në Prizren.

Hetuesit kësaj njësia kanë reaguar menjëherë dhe kanë shkuar në qendrën në fjalë. Aty janë njoftuar se dyshohet se : L.N. 82 vjeçar (Serb/Shtetas i Republikës së Kosovës, me banim të përkohshëm në Republikën e Serbisë) ishte paraqitur për tu lajmëruar sipas rregullit, që secili person i pensionuar duhet të paraqitet çdo gjashte (6) muaj, mirëpo përveç qe ishte paraqitur për veten e tij kishte paraqitur edhe dokumente për bashkëshorten e tij se ishte e sëmurë dhe se nuk mund tĽ paraqitet fizikisht për shkak te gjendjes se rende shëndetësore, ndërsa punëtori i administratës se pensioneve kishte regjistruar paraqitjen e tij.

Dyshohet se i dyshuari pasi që ishte larguar, ishte kthyer përsëri në sportel dhe kishte lënë një pliko (zarf) me 50 euro dhe pa folur fare ishte larguar nga objekti, një qytetar i cili e ka vërejte veprimin kishte lajmëruar policinë.

I dyshuari dhe personi zyrtar janë shoqëruar në polici, konkretisht në zyrën e Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

Për rastin është njoftuar prokurori i kujdestar i cili ka udhëzuar qe rasti të hetohet në procedure të rregullt.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje